Gjoshi: Kurti po u ik debateve televizive me analistë dhe gazetarë
01 gusht 2021
| 11:32
Zyrtari i PDK-së, Betim Gjoshi, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se qe 141 ditë Albin Kurti është kryeministër dhe të gjitha debateve televizive me analistë e gazetarë iu ka ikur me sukses.
“Ai nuk po ka guxim të sfidohet nga asnjë panel dhe me asnjë pyetje. Çfarë kryeministri që nuk guxon me debatu për ‘punën’ e vet. Në fakt e gjithë jeta e tij karakterizohet nga ikja”, ka shkruar Gjoshi.