Gjoshi, Kurtit e Osmanit: Ndaluni o njerëz, po përfaqësoni Kosovën e jo Teheranin
Zyrtari i PDK-së, Betim Gjoshi ka reaguar ndaj qasjes së qeverisë dhe presidentes karshi BE-së dhe SHBA-ve.
Ai me anë të një postimi në Facebook ka thënë se krejt çfarë i ka rastisur të dëgjojë këto ditë janë lajmet për përplasjet e qeverisë dhe presidentes Osmani me SHBA-në dhe BE-në.
Në lidhje me këtë, ai ka lëshuar edhe një thirrje për Kurtin e Osmanin.
“O njerëz, ndaluni. Ju jeni duke punuar për shtetin e Kosovës dhe nuk po përfaqësoni Teheranin”, ka shkruajtur ai.
Postimi i plotë i Gjoshit në Facebook:
Qe dy ditë veç këto lajme po i lexoj –
“Kurti përplaset me ambasadorin amerikan”, “Presidentja përplaset me Borrellin e BE-së”.
O njerëz, ndaluni. SHBA-ja dhe BE-ja janë aleatët tanë dhe adresa jonë.
O njerëz, ndaluni. Ju jeni duke punuar për shtetin e Kosovës dhe nuk po përfaqësoni Teheranin.
Përplasjen lene për Serbinë.