Gjoshi, Kurtit: Tregoju qytetarëve kur e ke ndërmend të punosh diçka

19 tetor 2022 | 12:27

Sekretari organizativ dhe zgjedhor në Partinë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi, të mërkurën përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar ndaj qeverisë Kurti për disa nga çështjet që sipas tij kryeministri po i pengon.

Gjoshi ka fajësuar Kurtin se nuk duke lejuar që Kosova ta shfrytëzojë thëngjillin dhe të bëhet fuqi energjetike rajonale.

“Kryeministër, 10 miliardë tonë thëngjill janë pasuri të Kosovës. Ti dhe bashkëpunëtorët tu në qeveri ia keni pamundësuar Kosovës ta shfrytëzojë pasurinë që e ka. Fushatat e tua dhe të njerëzve tu kundër këtyre projekteve kanë lënë pasoja të mëdha për Kosovën. Kryeministër, ti je ai që e largove nga Kosova kompaninë amerikane, ‘Contour Global’. Kryeministër, ti je ai që nuk e lejove Kosovën të bëhet fuqi energjetike rajonale. Kryeministër, tregoju qytetarëve të Kosovës se kur e ki ndërmend me ia nisë me punu diçka?”, ka shkruar Gjoshi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, të…