Gjoshi me mërgimtarët në Blegjikë: PDK-ja ka bërë punë të madhe në lehtësimin e votimit për diasporën
Sekretari i Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi, ka bërë me dije se së bashku me kolegët, Çlirimin, Leon dhe Milotin, kanë pasur takime të rëndësishme me mërgimtarët në Blegjikë.
Gjoshi ka thënë se përgatitja e zgjedhjeve për Degën e Belgjikës – si qëllim i takimit, tërhoqi vëmendjen e shumë vëllzerëve dhe motrave tona që jetojnë atje.
“Pa mërgatën tonë të dashur, aktive dhe pjesëmarrëse në proceset më të rëndësishme që kemi pasur historikisht në vend, Kosova asnjëherë nuk do të mund të organizonte as luftën për çlirim dhe as shtetndërtimin”.
“Prandaj, edhe sot, kontributi i tyre për të qenë pjesë e vendimmarrjes dhe zhvillimit të Kosovës – është jetik dhe shumë i nevojshëm. Falënderoj të gjithë pjesëmarrësit në Sint-Niklaas dhe Liege, të cilët ishin së bashku me ne për të diskutuar në lidhje me këto procese”, ka shkruar Gjoshi në “Facebook”.
Ai ka theksuar se PDK-ja ka bërë punë të madhe që të lehtësoj procesin e votimit për diasporën në kuadër të reformës zgjedhore – me të cilën ka qenë udhëheqëse.
“PDK është shqiptarëve, kudo që jetojnë ata, brenda apo jashtë vendit – dhe do të jetë pranë tyre në secilin hap dhe secilin veprim!”, ka shkruar Gjoshi.