Gjoshi: Me ndalë hajninë në ushqimin e ushtrisë së Kosovës nuk është luftë hibride

15 tetor 2024 | 11:05

Sekretari për anëtarësi dhe financa në PDK, Betim Gjoshi, ka reaguar ndaj pushtetit, që kritikat e opozitës për ushqimin e FSK-së po i konsideron si luftë hibride.

Ai ka thënë se ndalimi i hajnisë në ushqimin e ushtrisë së Kosovës nuk është luftë hibride.

“Me ndalë hajninë në ushqimin e Ushtrisë së Kosovës nuk është luftë hibride. Njeriu i vetëm dhe partia e vetme që kanë zhvilluar luftë hibride kundër shtetit të Kosovës dhe kundër Ushtrisë së Kosovës janë Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje. Qe një video që dëshmon luftën hibride të Albin Kurtit kundër Ushtrisë së Kosovës në prag të ndryshimit të kornizës ligjore dhe shndërrimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtrinë e Kosovës”, ka shkruar Gjoshi në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Politologu Albinot Maloku ka reaguar në lidhje me vendimin e…