Gjoshi: Nëse ka kandidat të interesuar për kryetar të PDK-së mund të paraqes edhe sot nënshkrimet në Konventë

03 korrik 2021 | 10:03

Sekretari organizativ i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Betim Gjoshi, ka thënë se ende mund të paraqitet ndonjë kundër kandidat i Memli Krasniqit për kryetar të PDK-së.

Sipas tij, Konventa është organi më i lartë i partisë që mund edhe të ndryshojë rregullat, prandaj nëse ka të interesuar, mund të paraqiten për të garuar edhe sot.

“Ne që nga fillimi kemi inkurajuar garën. Konventa është organi më i lartë i partisë edhe mund të ndryshojë  edhe rregullat edhe nëse ka ndonjë rast të interesuar ka të drejtë të pyes edhe t’i prezantojë nënshkrimet para kryesisë së punës edhe kryesia e punës e pyet konventën dhe pastaj të shoh”

Ai shtoi se, “Kryetari i partisë zgjedhet ai që merr më shumë se gjysmën e votave të vlefshme”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjendja në Odën Ekonomike nuk duket të jetë aspak e…