Gjoshi: Pas LDK-së, sot edhe AAK-ja u dorëzua në ‘gjirin e ngrohtë’ të Albin Kurtit

23 nëntor 2023 | 17:20

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Betim Gjoshi, ka thënë se votimi i sotëm i marrëveshjeve ndërkombëtare nga LDK-ja dhe AAK-ja është dorëzim i një pjese të opozitës në “gjirin e ngrohtë” të Albin Kurtit.

“Pas LDK-së, sot edhe AAK u dorëzua në “gjirin e ngrohtë” të Albin Kurtit, duke iu nënshtruar diktatit të tij e duke e ndryshuar qëndrimin për mosvotimin e marrëveshjeve ndërkombëtare”, ka shkruar Gjoshi në “Facebook”.

Ai ka thënë se lehtësisht janë avulluar deklaratat për paaftesinë e dëmet e qeverisë, për mashtrimet dhe rrezikimin e të ardhmes së Kosovës.

“U harruan edhe sanksionet që qeveria Kurti ia solli vendit e që për shkak të tyre ende janë të pezulluara afër 300 milionë euro fonde për Kosovën. Këto sallto politike zakonisht kanë një prapavijë. Cila është ajo që e solli këtë ligështim të sotshëm të një pjese të “opozitës”, ndoshta e marrim vesh së shpejti”, ka shkruar Gjoshi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi i Kosovës ka ndërprerë punimet e seancës së sotme…