Gjoshi për hedhjen e bombës dhe grabitjen: Me këtë pushtet, janë rritur krimi i organizuar dhe varfëria e qytetarëve
Pasi sot është hedhur një bombë në treg, ndërsa pastaj ka ndodhur një grabitje në argjendari, Sekretari për organizim në PDK Betim Gjoshi, tha se pushteti i tanishëm ka rritur krimin e organizuar dhe varfërinë e qytetarëve.
“Në mëngjes hidhet bombë dore në treg, në mbrëmje banda të armatosura rëndë grabisin qytetarët e vendit. Rezultati, shumë qytetarë e disa policë të plagosur. Me këtë pushtet, vetëm dy gjëra janë rritur: Krimi i organizuar dhe varfëria e qytetarëve. Asnjëherë më pak siguri nuk ka pasur në Kosovë, sepse asnjëherë më pak shteti nuk ka qenë prezentë në jetën e përditshme”, shkroi Gjoshi,
“I sanksionuar nga jashtë – i dështuar nga brenda: ky është rezultati i Albin Kurtit si Kryeministër, nën udhëheqjen e së cilit banditët kanë marrë zemër e po lulëzojnë. Të paaftë!”, shtoi ai në Facebook.