Gjoshi për lirimin e Pantiqit: Fajtorë janë Kurti, Osmani dhe Sveçla
Zyrtari i lartë i PDK-së, Betim Gjoshi, ka reaguar për dërgimin në arrest shtëpiak të të dyshuarit për akte terroriste, ish-policit serb, Dejan Pantiq.
Me anë të një postimi në “Facebook”, Gjoshi ka thënë se krerët e shtetit, kryeministri Albin Kurti, presidentja Vjosa Osmani e ministri Xhelal Sveçla, kanë dështuar në disa segmente të shtetit.
“Po-po, lirim është! Mos u fshihni pas termave dhe procedurave ligjore”, ka shkruar Gjoshi.
Postimi i plotë i Gjoshit:
Albin Kurti, Vjosa Osmani dhe Xhelal Sveçla janë tre personat fajtorë për mungesën e sovranitetit në 4 komunat e veriut të Kosovës.
Një herë dështuan t’i mbajnë zgjedhjet, e sot paskan dështuar zyrtarisht segmentin tjetër të shtetit, duke e liruar një të dyshuar për terrorizëm.
Po-po, lirim është! Mos u fshihni pas termave dhe procedurave ligjore.
Nuk është arrest shtëpiak sepse Xhelal Sveçla nuk do të jetë në gjendje ta verifikojë se i dërguari në arrest shtëpiak do t’i përmbahet masës së dhënë.