Gjoshi për Osmanin e Kurtin: Historia do t’i hedhë në koshin e plehrave

03 maj 2021 | 13:34

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Betim Gjoshi ka kritikuar presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti që nuk kanë ofruar garanci për lirimin e ish-udhëheqësve të UÇK-së nga Gjykata Speciale.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se këto dy personalitete historia do t’i hedhë në koshin e plehrave.

“Qe disa ditë kanë dalë lajme se shumë liderë shtetesh evropiane kanë ofruar garanci për lirimin e drejtuesve të UÇK-së. Dy njerëz në Kosovë, Albin Kurti dhe Vjosa Osmani i kanë shti veshtë në lesh dhe nuk guxojnë dy fjalë t’i thonë, se nuk bëhet fjalë të garantojnë. Historia do t’iu hedhë në koshin e plehrave”, ka shkruar  Gjoshi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka…