Gjoshi pyet këdo që jep përgjigje: Pse kishte rregull veç kur u vaksinua Kurti?

14 maj 2021 | 09:40

Pas grumbullumit të një numri të konsiderueshëm të qytetarëve që kanë shkuar për t’u vaksinuar te salla “1 Tetori” në Prishtinë, ka reaguar Betim Gjoshi i PDK-së, i cili ka pyetur se pse pati rregull vetëm kur u vaksinua kryeministri Albin Kurti.

Poashtu Gjoshi ka thënë se a ka më shumë rëndësi jeta e Kurtit se e prindërve e gjyshërve tanë.

Komenti i plotë:

Pse kishte rregull dhe organizim veç ditën kur u vaksinua Albin Kurti?

Po këta njerëz nuk kanë vlerë?

Apo jeta e Albinit ka më shumë vlerë se e prindërve dhe gjyshërve tanë?

FJALË KRYESORE:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kufizimet lokale dhe ato rajonale për të luftuar variantin indian…