Gjoshi: Qeveria Kurti e hapur ndaj krimit, e izoluar nga bota
28 korrik 2023
| 11:16
Sekretari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Betim Gjoshi, ka komentuar aferën e vajit, ku përfshihet ministrja Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, (MINT), Rozeta Hajdari.
Gjoshi përmes një postimi në rrjetin social Facebook i ka numëruar disa afera të cilat është përshirë Qeveria e Kosovës.
Ai vlerësuar se Qeveria e kryeministrit Albin Kurti është e izoluar për botën, por e hapur ndaj krimit.
“Qeveria Zdravo e Albin Kurtit, e cila është e izoluar nga bota, po del se vetëm ndaj krimit qëndron e hapur.Martin Berishaj, Nagip Krasniqi, Vaji i Polonisë – janë dëshmi e kësaj hapje, që i kalon kufijtë e Kosovës”, ka shkruar ai.