Gjoshi: Qeveria Kurti po u bën presion kryetarëve në veri nga radhët e PDK-së

21 maj 2023 | 15:31

Sekretari elektoral i PDK-së, Betim Gjoshi, ka thënë se kryetarët e komunave nga radhët e PDK-së në Zveçan e Zubin Potok, po përballen me presion e nënçmim nga segmente të qeverisë Kurti.

Sipas Gjoshit, këtyre kryetarëve vazhdimisht u është bërë presion nga MAPL për të ndërruar lokacionin dhe datën e dhënies së betimit.

“Të dy komunat kanë thirrur seancat solemne për dhënien e betimit, por, Ministri i Pushtetit Lokal dhe zyrtarë të kësaj ministrie, kanë ushtruar vazhdimisht presion për ndërrimin të datës dhe lokacionit për mbajtjen e seancave”, ka shkruar Gjoshi në “Facebook”

Gjoshi ka shkruar se këto veprime të këtyre zyrtarve nuk janë të bazuara në asnjë arsye legjitime. Madje sipas tij nuk ka pasur as edhe një shkresë zyrtare në lidhje me këto kërkesa.

“Prandaj, i gjithë ky teatër, është një tendencë për nënvlerësuar dhe dekurajuar Kryetarët tanë, të zgjedhur në këto dy komuna. I bëjmë thirrje qeverisë që të krijojë kushtet e nevojshme, sa më parë, për mbajtjen e seancave solemne. Mbi të gjitha, kërkojmë urgjentisht që ky presion, krejt i panevojshëm dhe jashtë çdo norme etike, të ndalet menjëherë”, ka shkruar Gjoshi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova "njihet" nga ekipi mbretëror spanjoll, Real Madrid. Kjo pasi…