Gjoshi shkon në gjysmëfinale të kajakimit në Lojërat Evropiane

29 qershor 2023 | 16:54

Lorand Gjoshi është kualifikuar në gjysmëfinale të garave të kajakimit në Lojërat Evropiane “Krakow 2023”.

Gjoshi doli i 20-ti nga 66 garues në disiplinën e sllallomit. Në disiplinën e njëjtë, por në konkurrencën e vajzave, garoi Blandine Xhemajli, e cila nuk arriti të kualifikohet në gjysmëfinale, duke u renditur e 41-ta.

Gjysmëfinalet zhvillohen të shtunën, sikurse disiplina kros, ku garojnë të dy garuesit kosovarë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryenegociatorja e Kosovës për dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka…