Gjoshi shpërndan një video në të cilën flet Adem Demaçi: Kurti ka urrejtje patologjike ndaj Thaçit
Anëtari i PDK-së, Betim Gjoshi, ka akuzuar kryeministrin, Albin Kurti se ka urrejtje “patologjike ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi.
Gjoshi në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se Kurti ka munguar në secilin vendim për Kosovën.
Më tutje, ai ka thënë se këtë urrejtje ndaj Thaçit, Kurti dhe Osmani e kanë shpërfaqur edhe në fjalimet në 15 vjetorin e Pavarësisë.
Postimi i plotë:
KURTI KA URREJTJE PATOLOGJIKE NDAJ THAÇIT
Kurti ka munguar kudo e kurdo u hodhë ndonjë gur në kështjellën e Pavarësisë së Republikës së Kosovës.
Këtë vlerësim nuk po e them unë. Këtë e ka thenë Simboli i rezistencës kombëtare, Adem Demaçi. Në Videon që po ua dergoj Demaqi thotë:” Unë jam ftohur me Albinin, sepse e kam thirrur në ceremoninë e Pavarësisë dhe ai nuk ka ardhur…!”
Urrejtjen patologjike ndaj ish-presidentit Thaçi, ish kryeparlamentarëve Kadri Veseli e Jakup Krasniqi Kryeministri Albin Kurti e presidentja Vjosa Osmani e dokumentuan edhe në fjalimet e tyre në Kuvend në 15 vjetorin e pavarësisë, kun nuk kanë përmendur figurat që ishin kryefjala e Pavarësisë. që ishin në krye të institucioneve të Kosovës, kur u shpallë pavarësia në vitin 2008.
Marre!