![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/08/gjoshi.jpg)
Gjoshi: Tri deklaratat që e nxjerrin Kurtin përgjegjësin kryesor të aferës korruptive me rezervën shtetërore
Sekretari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Betim Gjoshi, ka publikuar tri deklarata, atë të kryeministrit Albin Kurti, ministres Rozeta Hajdari dhe avokatit të Ridvan Muharremit, Mahmut Halimi.
Gjoshi në “Facebook” ka shkruar se këto deklarata e nxjerrin Albin Kurtin si përgjegjësin kryesor të aferës korruptive me rezervën shtetërore.
Postimi i plotë i Gjoshit:
Janë veç tri deklarata të dhëna brenda dy ditësh që e nxjerrin Albin Kurtin si përgjegjësin kryesor të aferës korruptive me rezervën shtetërore.ALBIN KURTI (18/08/2023): Nuk ka kurrfarë korrupsioni e keqpërdorimi. Unë kam besim të plotë në ministren Rozeta Hajdari dhe në punën e saj.
ROZETA HAJDARI (18/08/2023): Unë nuk kam asnjë informacion që personi në fjalë (Ridvan Muharremi) është në ndonjë kontratë ose kontraktim të kontratave për rezervën shtetërore.
MAHMUT HALIMI (19/08/2023 – Avokat i Ridvan Muharremit): E ka angazhuar Ministria. Drejtpërdrejt ministrja Hajdari. E ka lutur. E ka njohur si persona afarist, që ka traditë të gjatë, ka rreth të gjerë të miqve të vetë.