Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshohet për të plagosur
11 janar 2024
| 21:33
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar para pak minutash në rrugën “Bajram Bahtiri” në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.
Sipas informacioneve të para, një person dyshohet se është plagosur dhe i njëjti është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.
Në vendin e ngjarjes ndodhen njësitë përkatëse të Policisë, ku po kryhen ekzaminimet e nevojshme.
Lajmi në përditësim