Gjuajtën me armë zjarri derisa ishin në piknik, policia i shoqëroi në stacion dhe u konfiskoi municionin

20 prill 2025 | 11:17

Policia ka bërë me dije se pas mesnate në fshatin Kashtanjev të Shtërpcës janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri.

Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se dy njësi patrulluese kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë hasur një grup prej gjashtë personash që po qëndronin për piknik. Ekzistonte dyshimi se disa prej tyre kishin përdorur armë zjarri.

Gjatë kontrollit të realizuar në vendngjarje, tek të dyshuarit D. F. 40 vjeç dhe U. A., 25 vjeç, janë gjetur dhe konfiskuar armë dhe municione: 1 pushkë gjahu me 3 fishekë dhe 5 gëzhoja, 1 revole me 2 karikatorë dhe 23 fishekë, 1 revole me 1 karikator dhe 5 fishekë dhe 2 sopata.

Të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin policor në Shtërpcë dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit të shtetit, janë liruar në procedurë të rregullt për hetime të mëtejme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Organizata e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka kujtuar…