Gjuajtën me automatik e pistoletë nga dy vetura në Batllavë, arrestohen 5 persona

31 maj 2021 | 21:01

Policia e Kosovës, nëpërmjet një komunikate të lëshuar në ‘Facebook’, ka thënë se të njëjtit janë ndalur në fshatin Lluzhan, ku iu është sekuestruar edhe një automatik dhe një pistoletë.

“Sot rreth orës 17:00, kemi pranuar informatën për gjuajtje me armë në fshatin Batllavë të Podujevës. Ka qenë reagimi i shpejtë i njësiteve policore të Podujevës, ai që ka rezultuar me ndalimin dhe arrestimin e 5 personave të dyshuar, të cilët prej dy veturave të ndryshme, dyshohet se kanë shtënë në ajër dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes”, thuhet në komunikatë.

Komunikata e plotë:

Njësitet policore të Podujevës sekuestrojnë dy armë zjarri, arrestojnë pesë persona të dyshuar

Prishtinë, 31 maj 2021- Sot rreth orës 17:00, kemi pranuar informatën për gjuajtje me armë në fshatin Batllavë të Podujevës.

Ka qenë reagimi i shpejtë i njësiteve policore të Podujevës, ai që ka rezultuar me ndalimin dhe arrestimin e 5 personave të dyshuar, të cilët prej dy veturave të ndryshme, dyshohet se kanë shtënë në ajër dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Veturat e personave të dyshuar janë ndaluar në fshatin Lluzhan, ku nga ana e policisë janë gjetë dhe sekuestruar:

– një armë automatike zjarri AK-47 me 9 fishekë

– një pistoletë e tipit Ekol -T, me 5 fishekë si dhe një shkop.

Personat e arrestuar ngarrkohen me veprat shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe armëmbajtje pa leje.

Ndaj tyre po kryhen procedurat e nevojshme policore në koordinim me prokurorin e shtetit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ministrja për dialog, Edita Tahiri, ka thënë se bashkëpunimi euro-amerikan…