Gjuajti me armë, arrestohet një person në Pejë

04 gusht 2021 | 15:28

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Pejë pasi i njëjti ka gjuajtur me armë zjarri nga një veturë e cila ishte në lëvizje.

“Me datë 04.08.2021 rreth orës 00:30, Policia e Kosovës, konkretisht patrulla e njësitit rajonal komunikacionit rrugor (NjRKRr), në Pejë për derisa ishte në pikë kontrolli në fshatin Pavlan – Pejë, kanë dëgjuar  të shtëna me armë zjarri  nga një veturë  e cila ishte në lëvizje. Patrulla menjëherë ishte venë në ndjekje  të veturës dhe kishte  arritur të e  ndalojnë automjetin e tipit ‘VW Pollo’ dhe gjatë kontrollit të automjetit është gjetur arma me gas ‘ZODAK 91 F, Cal 9 mm’, një karikator dhe dyzetë (40) fishek, me ç’rast janë konfiskuar. I dyshuari është arrestuar dhe intervistuar, rasti  është iniciuar dhe proceduar konform ligjit”, ka njoftuar polica.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka reaguar në…