Gjuajti me armë në gjendje të dehur, arrestohet “Kamerloshi” i Botushës
Posa njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, e kanë futur situatën nën kontroll dhe i dyshuari është arrestuar pasi fillimisht është përdorur sprej.
Gjatë kontrollit, tek i dyshuari është gjetur një armë që është sekuestruar në cilësi të provës materiale.
Pas përfundimit të procedurave, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Një incident me të shtëna me armë zjarri në Gjakovë përfundoi me të arrestuar dhe fatmirësisht situata nuk eskaloi. Në gjendje të dehur, një person në fshatin Botushë, ka shkrepur armën e zjarrit, duke i rrezikut qytetarët përreth.
Rasti është konfirmuar nga Policia Rajonale në Gjakovë, ndërsa tashmë është zbuluar edhe identiteti i të dyshuarit.
Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se bëhet fjalë për Isuf Hoxhën, i njohur me nofkën ‘Kamerloshi’.
Hoxha po dyshohet se nën ndikim të alkoolit ka shtënë me armë zjarri dhe rasti është denoncuar menjëherë nga disa dëshmitarë, të cilët kanë kërkuar ndihmën e Policisë.