![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/04/policia-e-kosoves-naten-560x360-1.png)
Gjuajtje me armë e përleshje me mjete të forta, arrestohen dy persona në Mitrovicë
Dy persona janë arrestuar në Mitrovicë për veprën penale ‘Vrasje në tentativë’.
V.B 26-vjeçar dhe A.B 33-vjeçar janë arrestuar pasi rreth orës 17:00 në fshatin Bare të Mitrovicës si pasojë e përleshjes me mjete të forta u kanë shkaktuar lëndime trupore tre personave të cilët kanë pranuar tretman mjekësor.
Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili tha se në vendin e ngjarjes janë gjetur një gëzhojë dhe një fishek.
“Nga hetimet fillestare bëhet e ditur se nga të dyshuarit në drejtim të drejtim të ankuesve është shtënë me armë zjarri, nuk raportohet për të lënduar nga arma e zjarrit. Në vendin e ngjarës në cilësi të provave materiale është gjetur një gëzhojë dhe një fishek. Lidhur me rastin dhe veprimet e ndërmarra, me urdhër të prokurorit te rastit dy të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. Ndaj tyre janë iniciuar raste për veprat ‘Vrasje në Tentativë, Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, Armëmbajtje pa leje dhe Lëndim i lehtë trupor”, tha Zahiti.