Gjuajtje me armë në dy lokacione në Prishtinë, Policia e konfirmon rastin
Breshëri plumbash janë dëgjuar në Lagjen e Muhaxherëve, në Prishtinë.
Siç mëson Gazeta Insajderi të shtënat me armë janë dëgjuar afër shtëpisë së Sali Sekiraqës
Nga Policia e Kosovës janë deklaruar për rastin.
Zëdhënësja e Policisë Flora Ahmeti, konfirmoi per Insajderin se të shtëna me armë janë dëgjuar në dy lokacione afër rrugës Bedri Shala.
“Sot rreth orës 21:40, policia ka marrë informatën për të shtëna me armë dy lokacione afër rrugës Bedri Shala në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”.
Ajo tha se deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar.
“Bazuar në informacionet e deritanishme nuk raportohet për persona të lënduar. Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit dhe janë në kërkim të personave të dyshuar”, tha Ahmeti