Gjuajtje me armë në qendër të Prishtinës

23 prill 2021 | 22:04

Disa persona kanë shtënë nga vetura me armë zjarri në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë, më saktësisht në afërsi të selisë qëndrore të Partisë Demokratike të Kosovës.

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur për Gazetën Express zëdhënësja e Policisë së rajonit të Prishtinës, Flora Ahmeti, teksa ka thënë se të dyshuarit janë ikur nga vendi i ngjarjes.

“Rreth orës 21:30 është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e saj.

Ahmeti ka thënë se nuk ka pasur të lënduar si pasojë e gjuajtjes me armë.

“Informatat e para flasin për dyshimet se persona të dyshuar nga një veturë kanë shtënë në drejtim të një personi dhe me shpejtësi janë larguar nga vendi i ngjarjes. Fatmirësisht nga të shtënat nuk ka pasur persona te lënduar”, deklarohet tutje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Behgjet Pacolli në pjesë e dytë të BlicInterview me Astrit…