Gjuajtje me armë zjarri në lagjen “Kodra e Diellit”

24 dhjetor 2021 | 16:31

Policia e Kosovës ka bërë me dije se sot rreth orës 15:00 është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në lagjen “Kodra e Diellit” në Prishtinë.

Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që karakterizojnë rastin.

Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast një person është lënduar, dyshohet nga përleshja fizike.

Lidhur me këtë rast deri tani janë identifikuar katër persona të dyshuar dhe të njëjtit janë arrestuar nga ana e policisë.

Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kanë mbet edhe pake ditë deri në fund të vitit…