Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë

13 tetor 2020 | 23:07

Sonte në orët e mbrëmjes në rrugën “Ukshin Hoti” në Prishtinë ka pasur të shtëna me armë zjarri nga persona të cilët ishin duke lëvizur me dy vetura.

Rastin për “Klan Kosova” e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë Bajram Krasniqi.

“Sonte në ora 21:20 është raportuar se në rrugën ‘Hoti’ Prishtinë, ka ndodhur një rast, gjuajtje me armë, nga persona që ishin në dy vetura në lëvizje. Policia ka dalë në vendngjarje dhe është duke trajtuar rastin”, ka thënë Krasniqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti në emisionin “Ballkan Talks” në…