Gjuajtje me armë zjarri në Zllatar, një i palgosur e një i lënduar

26 qershor 2023 | 20:48

Para pak minutash ka pasur gjuajtje me armë zjarri në Zllatar të Prishtinës.

Dy persona kanë mbetur të lënduar, ku dyshohet se njëri nga ta është lënduar gjatë përleshjes fizike, ndërsa tjetri dyshohet se me armë zjarri është vetëplagosur, ka deklaruar, zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 18:00, kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri në lagjen Zllatarë, në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast janë lënduar dy persona. Njëri nga personat dyshohet se është lënduar gjatë përleshjes fizike, ndërsa tjetri dyshohet se me armë zjarri është vetëplagosur. Të dy personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor. Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit”, ka thënë Ahmeti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ministri Fatmir Matoshi ka bërë të ditur se polici që…