Gjuan me armë zjarri në aheng familjar, rrezikon dasmorët (foto)

21 korrik 2021 | 16:01

Policia në Prizren ka pranuar një informatë se në fshatin Gjonaj janë dëgjuar krisma nga arma e zjarrit.

Njësitë policore kanë reaguar menjëherë dhe e kuptuan se në një aheng familjar të organizuar, kishte të shtëna nga arma e zjarrit.

“Ekipet policore të patrullës u asistuan edhe nga njësitë e forenzikës dhe fillimisht gjeten 4 gëzhoja të shkrepura nga një armë zjarri. Si dëshmi materiale të njëjtat u sekuestruan dhe u informua Prokurori kujdestar, ku sipas urdhrit, policia kreu kontrolle tek dasmorët dhe në automjetet e tyre. Me ketë rast, fillimisht policia identifikoj si të dyshimtë B.M i lindur në vitin 1982, i cili u ndalua në afat prej 48 orë në mbajtje”.

“Gjatë intervistës në prezencë të avokatit mbrojtës, i dyshimti pranoi se i njëjti kishte gjuajtur me armë zjarri të tipit pistoletë Arex, modeli ReXzero1CP. Në lidhje më këtë rast pistoleta e përdorur u sekuestrua. Rasti është duke u hetuar”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

No photo description available.

Policia ka theksuar se përkundër thirrjeve dhe projektit “Festo me zëmër dhe jo me armë”, persona të dyshimtë përdorin armë zjarri duke rrezikuar jetën e pjesëmarrësve në ahengje familjare dhe qytetarët për rreth, aty ku banojnë.

“Policia do të reagojë fuqishëm në të gjitha rastet e paraqitura, andaj përgëzon qytetarët që raportojnë rastet e tilla”, është theksuar në njoftimin e policisë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Sibel Halimi, ka…