
Gjuetarët do të vrasin 2 000 hipopotamë
15 shkurt 2019
| 14:13
Aktivistët e të drejtave të kafshëve janë zemëruar shumë për vendimin e Qeverisë së Zambisë që lejon gjahtarët të vrasin 2 000 hipopotamë.
Në vitin 2016 qeveria ka njoftuar për planet për të eliminuar 400 prej kafshëve në vit duke pretenduar se ekzistonte rreziku i një përhapje antrakse (sëmundje bakteriale që prek lëkurën dhe mushkëritë).