Gjuetarët e alienëve zbulojnë objektin misterioz me Google Earth
07 mars 2018
| 11:29
Gjuetarët e alienëve kanë zbuluar një objekt misterioz me Google Earth, për të cilin janë të bindur se është një anije kozmike e rrënuar.
Objekti i paidentifikuar ndodhet pranë Antarktidës në ishullin e largët të Georgias Jugore në Oqeanin Atlantik Jugor, ku jetojnë vetëm 20 njerëz. Ndërkohë që disa besojnë se është një vepër e jashtëtokësorëve, shumë të tjerë thonë se është thjesht një shkëmb i shtyrë nga akullnajat.