‘”Gjuetari” i Shkodrës s’ka lidhje me planin për eliminimin e Kurtit’
Gazetari hulumtues nga Shqipëria Artan Hoxha ka dhënë detaje ekskluzive për lajmin që u bë publik dje për -“planin për vrasje të kryeministrit Kurti, depuetit Haliti e ish-komandantit të UÇK-së, Ismet Haxha”.
Gazetari Hoxha, tha në ‘RTK Prime’ në lidhje direkte nga Tirana, se personi për të cilin përflitet se ka qenë i paraparë për të kryer vrasjet, nuk ka asnjë lidhje me këto që kanë dalë në publik.
“Prek Kodra është qytetar i lirë, është hetuar nga Kosova e Shqipëria dhe s’ka asgjë që e lidhë më këtë histori të stisur”, tha ai.
“Kodra ka qenë i ndaluar në nëntor të vitit 2021 nga policia e Kosovës në kufij në Vermicë ku është mbajtur për më shumë se 70 orë dhe ka dalë që nuk përbën rrezik”, tha Hoxha.
Sipas tij, Kodra është një gjuetar në Shkodër dhe në disa raste i ka dalë në ndihmë policisë.
Ai bëri me dije se sot ka kontaktuar me personin e apostrofuar.