Gjueti idiote

31 korrik 2021 | 14:33

Arif Molliqi

1.

në bjeshkët tona
një aventurë e përsëritur aq herë
gjuetaret nga kryeqyteti i kanë vënë kurth malit
janë në luftës me kafshët
me vete kanë marrë qen që e nuhasin spermën

(nuk e kam ditur sa i tmerrshëm është njeriu
krahasua me kafshët e egra)

kishin ardhur edhe ata që e kishin për detyrë
të numëronin viktimat

po të ishte dita pak me e gjatë
do të mbarësonin gjithë bjeshkën
që do t´ua kishin lakmi edhe ujqit

ky yrnek i errët
në Bjeshkët e Nemuna
kishte ndodhur edhe gjashtëdhjetë vjet më parë

2.

në stinën e gjuetisë
gjuetarët prokurorët gjyqtarët pylltarët
i bënë dhëmbët gati
t´ia hanë ujkut prenë

midis një lëndine
një pellg gjaku i njomur
një dhi e egër rrotullohej në hell
për hatër të gurmanëve
e qumështi edhe gjaku i saj
kishte mbetur në gojën e kecit të vogël
që jepte shpirt

as nga kjo pamje trishtuese
njeriut nuk i erdhi keq që është njeri
duke penetruar mbi trupat shtazëve

dikush paska thënë:
“S’ do t’ ia fali kurrë nënës që me ka gënjye
se njeriu është me i mirë se kafsha?!”

nga ky peizazh i shëmtuar
as togu i pushkatimit nuk trishtohej
kur një drenushe
ia nxjerrën sytë
një tjetër ja prenë kokën
si trofe ia dhuruan politikanit
në kryeqytet
në emër të marrëzisë të bukur

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aleanca për Ardhmerinë e Kosovës (AAK) sot ka zyrtarizuar kandidaturën…