​Gjuetia pa leje, kapen shtatë armë në Prizren

17 nëntor 2024 | 17:17

Policia e Kosovës ka ndaluar në Prizren pesë persona gjatë kontrollit të të cilëve janë gjetur dhe sekuestruar shtatë armë, katër radio marrës dhe municion përkatës.

Në Kosovë është hap sezoni i gjuetisë, por gjuetia është e lejuar vetëm me kushte të caktuara dhe në vende që janë të licencuar nga ministria përkatëse, në zonë e Prizrenit nuk ka ndonjë zonë ku është e lejuar gjuetie dhe shumë të pasionuar pas gjuetisë nuk përfillin rregullat dhe ligjet në fuqi.

Aksioni i sotëm i policisë është ndërmarrë me qëllim të parandalimit të veprave të tillë.

Në konsultim me prokurorin të dyshuarit janë intervistuar në prezencë të avokatëve dhe janë hapet rastet për veprën penale “Gjueti e kundërligjshme” dhe “Mbajtje, kontroll apo posedim i paautorizuar i armës”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një tërmet i fortë me magnitudë 6.2 ballë të shkallës…