Gjuha e ashpër e Kurtit: Dëshmi se po i humbet zgjedhjet

14 janar 2025 | 08:38

Kandidati për deputet nga PDK, Ferat Shala, ka komentuar fjalimet e kryeministrit Kurti gjatë fushatës zgjedhore, duke theksuar se mungesa e rezultateve dhe produktit të punës së tij e ka detyruar atë të kthehet te retorika e vjetër ofenduese ndaj opozitës.

“Mungesa e rezultatit, mungesa e produktit të punës së tij e ka bërë Kurti të i kthehet retorikës së vjetër ofenduese ndaj opozitës’’ thotë ai.

Shala konsideron se kjo është një dëshmi e paaftësisë së Kurtit gjatë katër vjetëve në pushtet dhe se kjo situatë tregon humbjen e mundshme të tij në zgjedhjet e 9 shkurtit.

“Kjo tregon paaftësinë e tij katër vjeçare, kjo tregon situatën që tashmë e ka të qartë humbjen e zgjedhjeve me 9 shkurt’’, deklaroi Shala.

Ai shtoi se shqetësimi i Kurtit është se nuk ka asnjë projekt, asnjë inaugurim dhe asnjë përurim të ri, duke e shndërruar fjalimin e tij në një përpjekje për të fyer dhe denigruar kundërshtarët.

“Shqetësimi i tij është si të veproj tutje sepse ai nuk ka çfarë të pasqyroj në këtë relacion. Asnjë projekt, asnjë inaugurim, asnjë përurim dhe e vetmja gjuhë e tij është sharja, fyerja dhe denigrimi’’ potencon ai.

Sipas Shalës, qytetarët e kanë të qartë se me këtë lloj gjuhe nuk mund të zgjidhen problemet që ata përballen.

“Qytetarët e kanë të qartë se me këtë gjuhë nuk zgjidhen problemet’’ përfundoi Shala. /Frontonline

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Viti 2024 ka shënuar një rënie të ndjeshme të krimeve…