Gjuha e shenjave është e drejtë për të gjithë!

07 shkurt 2021 | 10:31

Më fal bab, më fal mam, më fal Vigan e të gjithë ju persona të shurdhër!!

Shkruan: Elena Dervishi

Një Vigan, dhe një histori tjetër diskriminimi e ku i dihet edhe sa janë të tjera të pa treguara

Shteti jonë i “dashur” që nuk mendon aspak për këtë kategori, e se kanë ndërmend me u zgjuar edhe për shumë kohë. Është e vërtetë që për juve ka më shumë rëndësi pushteti, karrigia, fushatat zgjedhore, premtime e premtime, po ju keni harru çka do të thotë me qenë njerëz. Mjaft më, boll i latë anash njerëzit me nevoja të veçanta, keni pak respekt, boll më me diskriminime!

Gjuha e shenjave është gjuhë, sikur ti zotëri që nuk shkon askund pa përkthyes të gjuhëve të huaja, prindërit e mi, Vigani e shumë të tjerë, meritojnë interpretuesin e gjuhëve të shenjave, meritojnë pikë së pari respekt. I vetmi person në këtë histori që nuk meriton të quhet njeri jeni pikërisht ju që i konsideroni jo pjesë të shoqërisë, e që po i diskriminoni pa masë. Mjaft më, boll më!

Si fëmijë i dy prindërve të shurdhër e di mjaft mirë se si është t’i shohësh prindërit e tu të diskriminohen, e tash edhe më tepër po i kuptoj nevojat e kësaj shoqërie, sot babi im është pa punë, edhe kundrejt letrave se duhet punësuar kjo kategori sot s’ka punë për të e shumë shpesh që  kam dëgjuar fjalë kanë qenë: “Vështirë me gjet punë për babin”, ose një rast në stacionin policor për një aksident trafiku kur babi ka pas nevojë kam pyet kanë thënë që “Jo nuk kemi ne interpretues të gjuhës së shenjave”,  jo ju jeni gabim mos e krahasoni babin tim me veten, që e dimë shumë mirë se si po i merrni ato pozita. Ju LUTEM  jepjani të drejtën për interpretues të gjuhës së shenjave (institucione publike, radiotelevizionit etj).

Mos kërkoni llogari për ikje të njerëzve, sepse në  këtë vend që kanë luftuar breza e breza, nuk ka mbetur tjetër veç zhgënjim, shpresa të thyera.

Më fal bab, më fal mam, më fal Vigan e të gjithë ju persona të shurdhër, më falni që shoqëria jonë është aq e ligë që sillen kështu me ju, më falni që po diskriminoheni e pushteti s’po bënë asgjë për ju.

E të gjithë ju që nuk po i  respektoni, po i  diskriminoni, le të mbetet në ndërgjegjen e juaj!

Elena Dervishi, absolvente e Logopedisë, Kolegji Heimerer, Prishtinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i PDK-së, kandidati për kryeministër Enver Hoxhaj, ka thënë…