Gjuha kroate në Universitetin e Prishtinës

04 nëntor 2018 | 12:49

Nesër (e hënë), në orën 12:00, në sallën e Amfiteatrit të Fakultetit të Filologjisë (afër dekanatit) fillon kursi Gjuhë kroate 1 me profesoreshën nga Universiteti i Zagrebit, prof. Ivančica Banković-Mandić.

Në hapje të këtij kursi do të marrë pjesë edhe ambasadorja e Republikës së Kroacisë në Republikën e Kosovës, Marija Kapitanovic, ndërkaq nikoqire e saj do të jetë dekanja e Fakultetit të Filologjisë, prof. Linditë Sejdiu Rugova.

Sipas një njoftimi të Ambasadës së Kroacisë në Kosovë bëhet me dije se një çast i tillë shënon një kthesë të rëndësishme të bashkëpunimit ndërkakademik ndërmjet të dyja institucioneve meqë edhe nga marsi 2019, në Universitetin e Zagrebit do të fillojë të mbahet kursi i shqipes për nevoja të gjuhësisë nga profesorët e departamentit të Gjuhës shqipe nga Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”.

“Këto iniciativa do të çojnë drejt forcimit të iniciativës së përbashkët për formimin e një lektorati të përhershëm të kroatishtes në Prishtinë dhe të shqipes në Zagreb”, është theksuar në njoftimin e Ambasadës së Kroacisë.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për…