Gjuha shqipe dhe futbolli përplasin Vuçiqin me gazetarët nga Kosova

29 prill 2019 | 16:15

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka pasur një debat interesant me gazetarët nga Kosova të cilët po ndjekin punimet e samitit të Berlinit.

Gjatë konferencës për medie pas takimit që pati me shefen e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini ishte Vuçiq i pari i cili ia bëri një pyetje të pavend gazetarit të “Klan Kosovës”, Kushtrim Sadiku .

“Ti po fotografon nga telefoni” ishte pyetja që ai i bëri Sadikut, ku më pas ka vazhduar me fjalët sesi të gjithë gazetarët e Kosovës flasin serbisht e ai është i vetmi që nuk ka mësuar shqip.

Këtu ka qenë e menjëhershme përgjigja e gazetarit Sadiku se edhe vet Vuçiqi mund ta mësojë shqipen.

Debat mes tij dhe gazetarëve nga Kosova është bë edhe për futboll, kur shefi i shtetit serb ka theksuar se do të rregullojë stadiumin e Beogradit që të luhet Liga e Kampionëve atje.

Por gazetari, Fidan Rama nga “TV Dukagjini” ia ktheu me fjalët se edhe në Prishtinë luhet Liga e Kampionëve, por Vuçiq iu përgjigje se de do ta ndërtojë një stadium në Graçanicë.

“Graçanica është qytet i Kosovës”, i ka thënë më tej gazetari Fidan Rama.

Këtë muhabet, kryetari i Serbisë ai e përmbylli me fjalët se “më mirë është që të binden që të hiqet taksa” dhe siç ka theksuar ai “ta kuptoni se çka është e mirë edhe për ju edhe për të tjerët”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Janë zhvilluar ndeshjet e xhiros së tretë të Kupës së…