Gjuka: Do të japim çdo gjë për kualifikim

31 tetor 2023 | 12:26

Për ndeshjen që Kosova e zhvillon të enjten ndaj Sllovakisë ka folur edhe hendbollisti, Egzon Gjuka që është prej bartësve të lojës së “dardanëve”.

Ai ka premtuar angazhim maksimal të lojtarëve në dy ndeshjet me Sllovakinë. Ndeshja e parë është të enjten në Sllovaki, ndërsa e kthimit të dielën në Prishtinë.Ndeshjet i takojnë kualifikimeve për Botëror.

“Sllovakia ka ekip cilësor. Por gjasat tona ekzistojnë. Do të japim gjithçka nga vetja për kalim në fazën tjetër”, ka thënë Gjuka.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tetori, konkretisht në vendet anglo-saksone, do të thotë: Halloween. Njerëzit…