Gjukanoviq: Marrëveshja është e vetmja rrugë përpara për Kosovën dhe Serbinë

19 shkurt 2023 | 13:17

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, ka thënë se Prishtina dhe Beogradi nuk kanë zgjidhje tjetër deri në marrëveshje.

“Të gjitha idetë e tjera, si mbajtja e një konflikti të ngrirë, janë në fakt një funksion i doktrinës së shkatërrimit ndaj Evropës dhe Ballkanit Perëndimor si një rajon evropian”, ka thënë Gjukanoviqi për “Deutsche Welle”.

Gjukanoviq ka vlerësuar se përparimi është se të dyja palët kanë pranuar tekstin bazë të planit franko-gjerman.

“E di që në ditët në vijim do të vazhdojnë diskutimet në Bruksel për dokumentin shoqërues, planin e zbatimit. Shpresoj se do të ketë një marrëveshje edhe për këtë”, ka thënë ai.

Më tutje, Gjukanoviqi ka shprehur shpresën se palët në dialog do të arrijnë një marrëveshje për këtë gjë.

Presidenti malazez, ka thënë se intensiteti i politikës së zgjerimit të BE-së është ulur në vitet e fundit dhe “si rezultat, entuziazmi i reformave në të gjitha vendet e rajonit”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ermina Lekaj-Perlaskaj, deputete në Parlamentin kroat Zgjedhjet lokale në komunën…