Gjukanoviq-Meta: Dialogu Prishtinë-Beograd duhet të rezultojë me marrëveshje
Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq dhe ai i Shqipërisë, Ilir Meta, janë pajtuar të hënën në Podgoricë që epilogu i dialogut në mes të Prishtinës dhe Beogradit duhet të rezultojë me marrëveshje, e cila nuk do të rrezikonte stabilitetin e rajonit, shkruan portali “RTCG”, raporton “Epoka e re”.
“Është bindja jonë se Maqedonia do ta shfrytëzojë shansin e saj. Kemi pasur një pjesë të vëmendjes edhe ndaj Bosnjë e Hercegovinës. Kemi biseduar për avancimin e të drejtave të pakicave të të dyja vendeve, e këto janë çështje që kurrë nuk zgjidhen. Pakica malaziase në Shqipëri dhe ajo shqiptare në Mal të Zi, janë urat lidhëse më të besueshmet të bashkëpunimit ndërshtetëror”, ka thënë Gjukanoviqi.
Meta në Podgoricë është pritur me nderimet më të larta shtetërore.
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka arritur të hënën për vizitë zyrtare dyditore në mal të Zi, ku me nderimet më të larta shtetërore e ka pritur presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviqi.