Gjukanoviqi shpall fitoren
15 prill 2018
| 21:56
Partia Demokratike e Socialistëve ka shpallur fitoren e Milo Gjukanoviqit.
Në bazë të rezultateve të deritashme Gjukanoviq ka 54.1 për qind të votave.
Bazuar në 85 për qind të votave të numëruara këto janë votat e kandidatëve të tjerë: Marko Milaçiq 2.7%, Mladen Bojaniq 33.3%, Hazbija Kalac 1.0%, Vasilije Miliçkoviq 0.4%, Dobrilo Dedeiq 0.4%, Draginja Vuksanoviq 8.1%.
Mali i Zi të dielën ka mbajtur zgjedhjet presidenciale.
Mandati i presidentit zgjatë pesë vite.