Gjukanoviqi flet për dallimet me Abazoviqit rreth ‘Ballkanit të hapur’

17 maj 2022 | 17:17

Pas deklaratave pro nismës së Ballkanit të Hapur nga kryeministri i ri i Malit të Zi Dritan Abazoviq është deklaruar presidenti Milo Gjukanoviq pas një takimi me presidentin e Gjermanisë, Frank Walter Steinemier.

Gjukanoviqi, që është kundër kësaj iniciative, ka thënë se është i njoftuar me qëndrimet e Abazoviqit, por se kjo gjë s’e shqetëson.

“Ne kemi qëndrime të ndryshme për këtë iniciativë. Unë kam dëgjuar shumë herë prej tij se si pjesë e mbështetjes së tij për të gjitha nismat rajonale, ai gjithashtu e mbështet edhe këtë. Po ashtu, disa herë e kam deklaruar publikisht se nuk mendoj se kjo është një iniciativë optimale”, ka thënë Gjukanoviqi.

Gjukanoviqi ka thënë se këtë iniciativë e sheh si një lloj kopje të Procesit të Berlinit.

“Procesi i Berlinit bashkon të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor dhe ‘Ballkani i hapur’ bashkon vetëm tri vende. Procesi i Berlinit bazohet në standardet evropiane dhe është plotësues me procesin e anëtarësimit. Pra, gjithçka që bëjmë përmes Procesit të Berlinit, ‘Ballkani i hapur’ nuk insiston në standardet evropiane dhe në njëfarë mënyre, më duket se kjo është një nismë e përgatitur që do të ishte një lloj alternativë për anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor në BE. Nuk mendoj se kemi nevojë për një alternativë, ne kemi nevojë për anëtarësim”, ka thënë Gjukanoviqi.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Avokati amerikan, Pierre Prosper, i cili po e mbron ish-presidentin…