Gjukanoviqi kërkon anëtarësimin e Kosovës në OKB
01 qershor 2023
| 14:29
Ish-presidenti i Malit të zi, Milo Gjukanoviq në forumin e 18-të global të sigurisë GLOBSEC në Bratislavë është shprehur se Serbia duhet të largohet nga “krahu i Rusisë” dhe duhet ta konfirmojë këtë duke vendosur sanksione ndaj Rusisë.
Në këtë drejtim, ajo ka thënë Serbia duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës.
“Mendoj se do të ishte shumë mirë që Serbia të konfirmojë rrugën e saj evropiane dhe mendoj se është koha e fundit që Kosova të bëhet anëtare e Kombeve të Bashkuara”, ka thënë Gjukanoviq.