Gjumi biologjik dhe mendimi pozitiv
Shkruan: Arieta Mjeku-Azizi
Doli në shesh dhe u tha të gjithëve: “O njerëz mendoni mirë, ju del mirë!” Njëri prej më të moshuarve në rreth ia ktheu: “Qysh me mendu mirë del mirë, kur mezi po ushqehemi!”.
Kokë ulur u kthye mbrapa dhe teshtiu. Ndoshta edhe ishte e vërtet ajo çfarë i tha plaku i urtë.
Atëherë, ai që ka zemër të madhe, ai kënaqet me pak, sepse duke i njohur ata që nuk dinë nga t’i lënë paratë dhe duke ua kuptuar jetesën prej ferri, m’u kthye mikja ime e më tha: “Ti kurrë nuk do bësh para, me këtë mendësi që ke!”.
Pas disa dite, duke analizuar fjalët e saj dhe duke analizuar rrethin, ia ktheva me buzëqeshje “hahaha e vërtet që nuk do kem para kurrë shumë, por a din çka, as nuk dua të kem kurrën e kurrës, sepse unë kam diçka që njerëzit japin pasurinë e tyre që të bëhen si unë, me këmbë në tokë, e buzëqeshur, larg nga funksioni toksik dhe mbi të gjitha goxha e lumtur”.
Shkurt, thjesht, shqip, botërisht..nëse nuk kënaqesh me pak, nuk do kënaqesh me më shumë, as edhe njëherë.
Ti mund të blesh më shumë, ti mund të kesh miq më shumë, ti mund të urdhërosh më shumë, ty të shkon fjala më shumë, ti prek ishujt e himalajet, por nuk e ke atë që kam unë..mendjen e shëndoshë, gjumin e rehatshëm, miqësi të sinqertë, shokë të ngushtë, përkrahës real… për të cilat do i dhuronin pasurinë t’i kenë këto ngase këto zhvillohen nga jeta normale, nga mos plotësimi i të gjitha dëshirave.
Mos lakmoni në pasuri, besoni që ajo të çon në çmenduri dhe jo rehati.
A ka më mirë se të bësh gjumin e mirë biologjikisht dhe të mos biesh në gjum kimikisht.
Në fund të fundit, esenca e të jetuarit është mbijetesa dhe rrënjosja e veprave të mira.
Kënaqësi momentale mund të blejnë të pasurit, por lumturinë kurrë!
P.S. Jeta është e bukur, kënaqu me pak, thjesht me aq sa ke, hiq më shumë.