Gjuriq: Do ta mbrojmë ‘Trepçën’ dhe Gazivodën
Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën, Marko Gjuriq ka uruar sot Ditën e Minatorëve, saktësisht ka uruar minatorët e Trepçës.
Ai ka thënë se uron të gjithë minatorët në Kosovë të menaxhimi të gjithë pasurisë në miniera, industrinë metarulgjike-kimike në Trepçë si dhe të gjithë minatorët në pjesë të tjera të Serbisë, duke theksuar se festimi i kësaj dite vjen në një kohë kur si komb serbët kalojnë ditë të vështira.
“Ne jemi dëshmitarë të sfidave të vazhdueshme dhe kërcënimeve, ndër të tjera që lidhen me sistemin e energjisë në Kosovë. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka theksuar në mënyrë të përsëritur se ka linja të qarta të kuqe kur është fjala për Trepçën dhe sektorin e energjisë në Kosovë. Kështu që dua që kjo kohë të shërbejë që Serbia të mbrojë Trepçën dhe hidrocentralin e ‘Gazivodës’ dhe nënstacionin e ‘Valaçit’”, ka thënë Gjuriq,.
Sipas tij, ai që prek ‘Trepçën’ shkatërron themelet e ekzistencës së popullit serb në Kosovë dhe se serbët duhet të vazhdojnë ta mbajnë atë.