Gjuriq nesër vjen në Kosovë
07 gusht 2018
| 20:29
Drejtori i të ashtuquajturës zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Marko Gjuriq, do të vizitojë nesër Kosovën.
Jetlir Zyberaj, këshilltar i ministrit të Jashtëm Behgjet Pacolli, ka thënë Marko Gjuriq të mërkurën do të qëndrojë në Kosovë.
Zyberaj ka deklaruar se Marko Gjuriq ka kërkuar leje dhe këtë e ka marrë nga shteti i Kosovës. “Marko Gjuriq ka marrë leje për të hyrë në Kosovë. Ai i ka plotësuar të gjithë kriteret dhe ne i kemi dhënë leje për të hyrë në Kosovë”, ka deklaruar Zyberaj për “REL”.
Gjuriq kishte hyrë ilegalisht në territorin e Kosovës më 26 mars të këtij viti, duke mos respektuar institucionet e Kosovës.
Ai ishte arrestuar nga Policia e Kosovës dhe më pas ishte dërguar në Serbi.