Gjuriq, pas mbërritjes në Serbi: Jam keq
26 mars 2018
| 21:17
Shefi i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka arritur në stacionin e Policisë serbe në Kurshumli, pasi që është arrestuar dhe më pas është dëbuar nga Kosova përmes pikës kufitare të Merdarës.
Policia e Kosovës sot pasdite e ka arrestuar Gjuriqin në Mitrovicë dhe e ka dërguar në Prishtinës më pas.
Në Prishtinë ai është marrë në pyetje nga prokurori kujdestar dhe më pas është liruar për të shkuar në drejtim të Serbisë Qendrore.
Pas para orës 20 Gjuriq e ka kaluar pikën kufitare në Merdare.
Menjëherë më pas ai ka shkuar në stacionin policor në Kurshumli.
Në bisedë me gazetarin e RTS-it, Gjuriq ka thënë se ndjehet keq.