Gjuriq: Serbët në veri nuk do të ndërmarrinë asnjë veprim
Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Marko Gjuriq, ka deklaruar të premtën se serbët në veri të vendit nuk do të ndërmarrinë veprime që mund të shkaktojnë tensione.
“Asnjë nga serbët në Kosovë nuk do të ndërmarrë ndonjë veprim që do t’i bënte shqiptarët dhe një pjesë të bashkësisë ndërkombëtare si një justifikim për të ndërmarrë veprime kundër tyre, ata do të reagojnë seriozisht dhe me qetësi”, ka deklaruar Gjuriq për “RTS”.
Thashethemet rreth veprimeve të ndryshme Gjuriq i ka quajtur si fushatë dezinformuese.
“Sipas njohurive tona, ata po punojnë për vendet e huaja, ata flasin për skenarë të përbashkët të konflikteve të dakorduara. Ata që përhapin keqinformimin nuk punojnë në interes të vendit tonë”, ka deklaruar Gjuriq, transmeton Epoka e re.
Kur është fjala për lëvizjen e automjeteve të KFOR-it në veri të Kosovës, Gjuriq ka thënë se KFOR-i ka rolin dhe misionin e tij të përcaktuar qartë.
“KFOR-i ka obligimet e veta, është i pranishëm në të gjithë territorin e Kosovës dhe ne presim që ajo të sillet në mënyrë neutrale. Ushtria jonë është në kontakt me ta”, ka thënë Gjuriq.
/Epoka e re/