Gjuriq: Vuçiq sot do të sjellë vendimin për Kosovën

08 shtator 2018 | 10:30

Shefi i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën të Serbisë, Marko Gjuriq ka deklaruar se qytetarët serbë që jetojnë në Kosovë po e presin me padurim vizitën e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pasi kjo vizitë do të thotë siguri për ata.

“Presidenti Vuçiq do të vijë të shohë të gjithë serbët në Kosovë. Ne presim me padurim këtë dhe ne do të dëgjojmë të gjitha argumentet dhe arsyet të cilat do të sjellin vendimin më inteligjent dhe më të mirë në interes të serbëve dhe Serbisë”, ka thënë Gjuriq për RTS.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në veriun e Mitrovicës kanë filluar përgatitjet për ardhjen e…