Gjuriqi arrin në Mitrovicë, nuk respekton ndalesën e Qeverisë së Kosovës
26 mars 2018
| 17:34
Autoritetet e Prishtinës nuk e kanë aprovuar kërkesën e dy zyrtarëve të Qeverisë së Serbisë për të realizuar një vizitë në Kosovë.
Por, përkundër këtij vendimi, drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq ka hyrë në Mitrovicë, raporton “REL”.
Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli ka deklaruar se ndalesa që i është vënë vizitës së Gjuriqit dhe zyrtarëve tjerë serb ndërlidhet me deklaratat e tyre nxitëse dhe mos përfilljen e marrëveshjes për vizitat reciproke.